Pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadori i Suedisë në Tiranë Johan Ndisi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka falënderuar Bashën për ndarjen e mendimeve në lidhje me sfidat dhe mundësitë në rajon dhe Shqipëri.
Gjithashtu, Johan Ndis ka shkruar se pengesat në procesin e integrimit në BE duhet të tejkalohen së bashku.
“Faleminderit Lulzim Bashës, kryetari i PD-së, për ndarjen e ideve dhe qëndrimeve për sfidat dhe mundësi në rajon dhe në Shqipëri.
Pengesat për procesin e integrimit në Bashkimit Evropian duhet kaluar. Gjithsesi unë jam shumë i lumtur për bisedën e zhvilluar me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri”, ka shkruar Ambasadori suedez.