VIDEO/ Sali Berisha: Votë të lirë pa përmbysjen e Edi Ramës nuk ka

E Enjte, 18 October 2018 18:05

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për televizionin “Klan” ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend.

Berisha thotë se pa përmbysjen e Edi Ramës nuk ka votë të lirë, por mënyra si do të ndodhë nuk lidhet vetëm me opozitën.

“Përparësi absolute unë konsideroj zgjedhjet. Duhet përmbysje popullore dhe revoltë. Nuk i kundërvihem idesë së një qeverie teknike që çon vendin drejt zgjedhjeve, por ajo më duket utopi”, tha Berisha.

Sipas Ish-Kryeministrit paketa antishpifje, e propozuar nga Rama, refuzon ta cilësojë një mënyrë për të bërë transparencë.

“Ligjet janë, por ky e ka mesazh për skllevërit e tij në sistemin e drejtësisë që i drejton përmes Don Agacios dhe Fugës”.

Për ish-Kryeministrin Berisha, paketa antishpifje është kthim në kohën e diktatorit Hoxha.

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 18:06

Video

Login to post comments