Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sot se askush nuk mund ta ndalojë fjalën e lirë në Shqipëri, qoftë ky edhe Edi Rama. Sipas tij për Edi Ramën e vërteta është shpifje.
Sipas tij Rama po ndjek rrugën e të atit, pasi edhe kristali vuante nga fjala e lirë.
‘Aq sa mund të ndalojë rrezet e diellit që bien në tokë aq mund të ndalojë dhe fjalën e lirë. Ky tregoi se po vuan një degradim psikik. Ky sorosian, që del kundër fjalës së lirë, tregon të gjithë formimin që ka. Ky po ndjek rrugën e të atit. Kam 20 vjet që i them të kërkoj falje për Havzi Nelën, sepse ka firmën babai i tij. Ne nuk mund të krahasohemi me vende e zhvilluara të BE që kanë një traditë dhe një sistem juridik që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Për Edi Ramën e vërteta është shpifje’, ka deklaruar Berisha në intervistën për ABCnews.