Parlamenti i Kosovës mori sot një votim historik. Më në fund shqiptarët e Kosovës do të kenë ushtrinë e tyre. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin.
Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha.