Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në Abc news, ka deklaruar sërish se ideja për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, është një projekt i vetor i Beogradit.
Sipas tij Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë po punojnë për planin e Serbisë së madhe.
‘Të besoj unë që do të na bëjë dhurata, do të duhen nja 100 vjet paqe. Unë pashë presidentin e tyre që i thotë po dhe i thoshte priftit se sa shqiptarë ka në Gracanicë. Por ky është një projekt i Beogradit për Serbinë e madhe. Është një projekt që Beogradi e ka prej vitesh, dhe tani ja ka dhënë në dorë një grupi të vogël argatësh që flasin shqip, të cilët thonë që ky është projekt i yni. Po pse nuk shkoi në Deçan Vuçiç por shkoi dhe vizitoi Gazivodën, zonat ku ai ndihet mbret dhe e di që do t’i marrë ai’, tha Berisha.