VIDEO LIVE/ Basha: PD do të çojë Edi Ramën para drejtësisë

E Enjte, 18 October 2018 21:14

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, është në një intervistë në emisionin ‘Opinion’. Ai është shprehur se  PD sapo të vijë në pushtet do të çojë Ramën para drejtësisë.

Basha u shpreh se deklarata e Ramës se marrëveshja e 18 majit është ende aktive është një mashtrim. Basaha tha gjithashtu se është e pavërtetë që ai t’i ketë kërkuar Ramës rrotacion politik në tavolinë.

 ‘Ky njeri nuk ka qëllimin e mirë të qeverisë, por është angazhuar në një fushatë kundër opozitës, ku ka angazhuar gjithë ushtrinë e tij të analistëve, gazetarëve dhe pseudemokratëve.  Kjo është një fushatë e cila tregon se ku është qeverisur kjo qeverisje., shpresa e vetme e Ramës është të godasë opozitën, duke thënë se paskam kërkuar rrotacion pushteti në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk kam kërkuar dhe nuk mund të merret. PD do të vijë në pushtet me votë. Së dyti në do ta çojmë Edi ramën para drejtësisë për krimet e tij’, tha Basha.

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 21:26

Video

Login to post comments