Nga studio e emisionit “Opinion”, Basha tha se Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë.
Por i pyetur nëse do të hyjë në zgjedhje me Ramën Kryeministër, Basha tha “jo, absolutisht jo”. Ai tha se opozita po përgatitet edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme, por nuk dha detaje se si do të mundësohen ato pa Ramën Kryeministër.