Daljet e fundit propagandistike të Edi Ramës për çështjen e check-up, ka sjellë reagimin ironik të kreut të deputetëve të LSI-së Petrit Vasili.
Ai e krahason Ramën me Gani Gurgurin që e parashikonte motin pas 20 vjetësh.
Vasili tha se check up-I është para e hedhur poshtë.
Postimi i plotë:
Pune te mbare xherahu Edi Rama.
Kaq keq ja kane zene koken keta te check up-it ketij Edi Rames,prandaj ky nuk kursehet fare qe te gajasë dynjane.
Kur spjegon ky check up-in eshte tamam si Gani Gurguri qe parashikonte motin pas 20 vjetesh.
Pune te mbare xherahu Edi Rama,por check up-i eshte para' e hedhur poshte dhe s'ka tellall qe e shet dot te kunderten.