Tregtonin qumësht dhe mish në kushte skandaloze, AKU mbyll 9 biznese

Premte, 19 October 2018 14:38

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer të paktën 181 inspektime në biznese që tregtojnë produktet shtazore. Sipas njoftimit të AKU-së gjatë kontrolleve ka mbyllur të paktën 9 aktivitete duke mos kursyer edhe gjobat.

“Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer  137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të  962.1  kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime,  5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht”, shkruan AKU.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve shtazore (produkteve të mishit dhe të qumështit) me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend. Për periudhën 1-17 tetor 2018,  trupa inspektuese e AKU-së në rang vendi ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore. Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer  137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të  962.1  kg mish. Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime,  5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht. Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : AlbOrka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, DylaverSuma në Dibër, NexhipCezma në Korçë, SaliRustem Buci në Durrës, NetilDalipi, Edmond Saraçi dhe AldoPoroçani në Elbasan, të cilët  janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në  Fier.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Login to post comments