Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuzuar bashkinë e Tiranës dhe qeverinë se po betonizojnë kryeqytetin.
Malltezi tha se plani rregullues i bashkisë mbahet i fshehtë dhe se hyrja e parkut të liqenit po kthehet ne beton masiv.
“Mafia e lidhur me bashkinë e Tiranës dhe me qeverinë. Bashkia e Tiranës ka ndryshuar planin e vitit 2012 që ndalonte ndërtime në çdo park dhe lulishte të qytetit. Me planin e ndryshuar, hyrja e parkut të liqenit kthehet ne beton masiv. Parku dhe plani rregullues i bashkisë mbahet i fshehtë duke mos e publikuar. Hyrja e parkut të liqenit po betonizohet”– tha Malltezi.
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit. Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton.
Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës.
Plani mafioz Rama-Veliaj ndryshoi Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës.
Në planin e ndryshuar kundër interesit të qytetarëve të Tiranës, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit.
Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë ëebsite zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (ëebsitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur.
Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit.
Erion Veliaj është i sfiduar publikisht për ballafaqim me fakte për këtë plan betonizimi brenda parkut! As nuk mund te fshihet më pas propagandës! Qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij!
Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!