Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se ka raste kur edhe burrat kanë dalë me barrë nga Check-Up-et.
Ndërsa ka shpërndarë edhe një video të deklaratës së kryeministrit, Vasili e quan atë idiotësinë e shekullit ndërsa ironizon Ramën se ka dhënë një kontribut mbarëbotëror në mjekësi.
Këtë reagim Vasili e ka bërë përmes një postimi në ‘facebook’:
“Kryeministri sipas tij mund te jete edhe me barrë.
Ky shkollepakti e dha nje kontribut mbareboteror ne mjekesi dhe i nxori burrat me barre.
Ky i varferi faj nuk ka se pershesh ha dhe ç’ti thone,ato thote. Ata legenat qe e tallin ata e kane te gjithe fajin.
Edhe kur t’i thone, qe je vete me barre, pa nje pa dy e thote ky. Dhe me ne fund do rikthehet gezimi ne Shqiperi dhe nga viti i Skenderbeut do te kemi vitin e barres se kryeministrit.
Ja shiheni ne video idiotesine e shekullit dhe shkuluni gazit”, shkruan Vasili.