Vasili: Shumë shpejt nisin protestat që do largojnë Ramën

Tuesday, 23 October 2018 09:21

Petrit Vasili deklaron se LSI nuk e vë në diskutim pjesmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019, por ka vetëm me një kusht: Jo Edi Rama kryeministër.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, përballë gazetarëve Denis Minga, Alen Xhelili dhe Loenard Karaj, Vasili tha se shumë shpejt do nisin protestat e opozitës të cilat kanë vetëm një synim, largimin e Edi Ramës si kryeministër.

“LSI nuk e ka vënë ndonjëherë në diskutim pjesmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale. Madje që në verë kemi nisur përgatitjet. Por ka vetëm një kusht nga ana jonë. Në këto zgjedhje Shqipëria duhet të shkojë pa Edi Ramën kryeministër dhe ne do ta arrijmë këtë”, tha Vasili.

Por si do arrihet kjo?

Për Petrit Vasilin shumë shpejt do nisin protesta mbarëpopullore në vend, të cilat do konvergojnë në presionin ndaj qeverisë dhe Edi Ramës që ai të largohet nga detyra e kryeministrit.

"Objektivi i protestës do jetë largimi i tij dhe organizimi i zgjedhjeve me një kryeministër tjetër." Lidhur me arrestimet e ditëve të fundit Vasili deklaroi se mbështet policinë në luftën ndaj krimit por e gjithë kjo që ka ndodhur këto ditë duhet parë me vëmendej në ditët në vijim.

“Pyetja ime është: si do jetë vazhdimësia e këtyre arrestimeve të bujshme? Krimi i organizuar, droga, pastrimi i parave janë bërë problemet kryesore të këtij vendi”, shtoi Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...