×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Historitë me gra që vuajnë bixhozin përballë historive me gra që vuajnë hajdutërinë e qeverisë

E Enjte, 25 October 2018 14:13

Redaksionale/

Njëri pas tjetrit, sot, deputetët socialistë dolën në foltoren e Parlamentit, me fjalime të parapërgatitura nga stafi i Endri Fugës, që në përmbajtje të tyre kanë histori njerëzore me vuajtje nga bixhozi. Deri diku të vërteta si fabula, por që për shqiptarët dhe familjarët që i ndjekin nga ekrani duket haptazi si tallje.
Deputetët socialistë, që janë përgjegjës kryesorë për situatën e vështirë ekonomike që çdo shqiptar në zonat e tyre elektorale po kalon, po këmbëngulin se opozita nuk do që të mbyllen pikat e kazinove, duke tentuar ti hedhin elektoratit kockën e radhës të shmangies së vëmendjes nga hallet reale të tyre.
Varfëria ka kapluar Shqipërinë që nga zonat më të thella të vendit e deri në pikën qendrore në kryeqytet.
Banorët e fshatrave që sot nuk lidhen dot me qytetet më të afërta për shkak të mungesës së investimeve në rrugë, kujtojmë se prej 2013-ës asnjë metër rrugë nuk është shtruar nga kjo qeveri. Për këta banorë problem nuk janë kazinotë, sepse në fshatrat e tyre nuk ka të tilla lojëra, për këta banorë problem është bërë mungesa e bukës, ujit. Për këto banorë problem është bërë nxjerrja nga listat e ndihmës ekonomike që Rama vendosi një vit më parë. Për këta banorë problem nuk janë pikat e kazinove, por çmimet e larta të lëndës bazë të bujqësisë që i pengojnë ata të mbjellin ato pak metra tokë.
Por jo vetëm për banorët e fshatrave të thella, edhe ata të qyteteve të vendit, vuajnë keqqeverisjen, hajdutërinë, vjedhjen e taksave që paguajnë. Drtiën, Mirën, Zanën, sajesat e Endri Fugës vendosur në fjalimet e deputetëve socialistë nuk i shqetësojnë kazinotë, por mungesa e një pune për burrat e tyre. E në rastet kur Drita, Zana, Mira i kanë burrat në punë, pagesa ndaj tyre është 16 mijë lekë në muaj sepse pjesën tjetër ua mbajnë firmat punëdhënëse për të paguar taksidarët që u rrinë si hanxhar te dera e biznesit.
Sot, Mirën, Dritën, Zanën nuk i shqetësojnë pikat e kazinove, por rritja e faturës së energjisë elektrike, rritja e tarifës së ujit të pijshëm që ende vjen 2 orë në ditë, i shqetësojnë çmimet e kripura në dyqanet.
Sot Mirën, Dritën dhe Zanën e shqetëson çdo natë mendimi se si do të lajnë borxhet dhe emrin ta fshijnë nga lista e dyqanxhiut të lagjes.
Sot Mirën, Zanën dhe Dritën më shumë se kazinotë dhe bastet, i shqetësojnë emigrimet e fëmijëve të tyre nga ky vend i pashpresë. Pse deputetët socialistë thonë se Mira, Drita apo Zana, sajesat me fabula grash që Fuga u ka dhënë të lexojnë, i shqetësojnë fëmijët që po lozin baste, po për çfarë fëmijë e kanë fjalën ata. Për ata fëmijë që sot enden rrugëve të Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE-së?
Po për nënat e Dritës, Zanës, Mirës, a shqetësohen deputetët socialistë. A e dinë ata se nënat e tyre kanë kohë që nuk marrin dot ilaçet për tu shëruar për shkak të rritjes së çmimeve dhe heqjes nga lista e barnave të rimbursueshme. A e dinë deputetët socialistë se nënat e Dritës, Zanës dhe Mirës në rastin më të mirë marrin ende një pension 100 mijë lekë sepse lekët që do të duhet të përdoreshin për rritjen e tyre kanë shkuar në xhepat e Beqjave, Begove, Ballave, Olsave, e të tjerëve.
E pra të nderuar deputetë socialistë që po shisni në parlament fabula me Dritën, Zanën dhe Mirën, zbrisni me këmbë në tokë. Pyesni gratë dhe nënat në zonat elektorale, ju shqetësojnë kazinotë apo hajdutëria e kësaj qeverie.

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 14:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...