×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

‘Shembja e teatrit’, deputeti i PD-së: Ngujimi brenda ndërtesës, e vetmja mënyrë për ta mbrojtur

E Enjte, 25 October 2018 15:52

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas votimit në Kuvend të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar.

Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se është i bindur se Rama do ta votonte këtë ligj edhe sikur 100 herë të kthehej në Kuvend, duke shtuar se e vetmja mundësi për të ruajtur teatrin është ngujimi brenda godinës.

“100 herë po të kthehet ligji për Teatrin Kombëtar, 100 herë do e votojë atë Edi Rama me shërbëtorët e tij, sepse ai nuk tërhiqet para asnjë mundësie për të bërë para. E vetmja gjë që e shpëton Teatrin është ngujimi brenda tij, për ta mbrojtur, nga buldozerët e talibanëve që për ideologji kanë vetëm paranë”, shkruan Shehaj në ‘Facebook’.

Qeveria miratoi sot ligjin për teatrin me 74 vota, pasi presidenti Meta e ktheu për së dyti herë për shqyrtim.

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 15:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...