×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meta pret pjesëmarrësit në “International Kids Fashion Week Albania”

Premte, 26 October 2018 11:29

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mikwpriti sot dhe zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor me rreth 50 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Gjermania, Rusia dhe Ukraina, të cilët marrin pjesë në veprimtarinë “International Kids Fashion Week Albania”.

Duke iu drejtuar fëmijëve e duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta, Presidenti Meta theksoi se veprimtaria ndërkombëtare disaditore që zhvillohet në Tiranë për herë të parë, vlen edhe për promovimin e Shqipërisë, të bukurive të saj natyrore, vlerave kulturore kombëtare dhe traditës së vyer shqiptare të mikpritjes.

 “Është kënaqësi e veçantë të pres miq kaq të mirë e të dashur sot, të cilët me hijeshinë, bukurinë,  mirësinë, sinqeritetin dhe dashurinë që rrezatojnë, përcjellin gjithnjë një energji pozitive, jo vetëm këtu në Presidencë, por për gjithë Tiranën në këtë javë shqiptare të modës së fëmijëve.”, – u shpreh Presidenti Meta.

“Kjo veprimtari në Tiranë, është një tregues domethënës, që Shqipëria ka fëmijë të shkëlqyer, talente të jashtëzakonshme në shumë fusha, që kanë spikatur në Europë dhe më gjerë  dhe nuk ka pse të mos ketë edhe fëmijë modelë profesionistë që të parakalojnë me dinjitet dhe krenari në pasarelat më të famshme të modës, në Milano, Paris apo Londër.”, – vuri në dukje Presidenti i Republikës, duke përgëzuar njëkohësisht edhe organizatorët për punën e tyre të çmuar në promovimin e vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...