Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një video në ‘facebook’ ku shfaqet gjendja skandaloze në të cilën ndodhet Rezidenca Studentore Nr. 2.
Nga Luçiano Boçi.
Mos u habisni!! Pamjet në video janë marrë nga Qyteti Studenti dhe transmetuar nga Channel One. Gjendja është më tepër se skandaloze. Pisllëk, varfëri, kushte mesjetare të këtyre godinave, ku sot detyrohet të kalojë jetën studentore “elita” e ardhme e kombit.
Qyteti Studenti është pjesë e Kampusit Universitar, që nuk u bë asnjëherë i tillë, për shkak të ndërprerjes së financimit në 2013 nga Rama. Madje një pjesë të mirë të vendit të tij e ka pushtuar stacioni i autobuzave. Asnjë qindarkë investime nga Rama. Asnjë vëmendje nga Bashkia. Vetëm qeveria gjermane nëpërmjet Fondit të efiçencës së energjisë, ka dhënë rreth 20 milion euro për disa nga godinat. Por dhe menaxhimi i tyre është i dyshimtë e jo transparent. Arsimi vazhdon të jetë i përçmuari i madh i kësaj qeverisje.
Një vend që nuk investon në arsim s’ka të ardhme.