Një qytetar ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha pushtimin e hapësirës publike nga biznese të këshilltarit të Kryeministrit, Endri Fuga.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha shkruan se Fuga ka uzurpuar trotuar, shesh pushimin, lulishten e pallatit duke u vështirësuar jetën banorëve të kësaj lagje.
Postimi i plotë
Qefliu i parukeve, sugar Fuga pushton sheshin publik! sb
“pershendetje zoti berisha.une jam nje banor i tiranes tek zona astir.ka 1 vit qe na ka uzurpuar shesh pushimin trotuarin rrugen e kalimit lulishten e pallatit dhe na detyron qe te rrotullohemi rreth 300 m lokal Oslo tek kryqezimi i astirit ne pallatin 2ART CO thuhet ne pronesi te keshilltarit te kryeministrit FUGES,e vertetuar kjo pasi nuk nderhyn as policia e rendit as ajo bashkiake me gjithe perpjekjet qe kemi bere prane istitucioneve perkatese.po ju kontatktoj pasi nuk kemi mundesi te tjera megjithese nuk ju kam votuar asnjehere.kam fotot perkatese pasi ka bllokuar bizneset kalimtaret dhe banoret jane ne situate te veshtire prej kesaj vepre te shemtuar.anonim ju lutem per momentin por jam i gatshem per cdo perballje.me respekt derguesi.”