PDIU, Doda: Dorëheqja e Xhafës nuk e shpëton dot Edi Ramën, duhen zgjedhje

Saturday, 27 October 2018 14:19

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda komentoi largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas saj ka ardhur koha për të verifikuar maxhorancën, pasi sot nuk është më as PS në pushtet, por vetëm Rilindja.

“Ramën se shpeton dot më asgjë sepse tani përfundimisht PS është në Opozitë bashkë me ne, dhe në pushtet është vetëm Rilindja. Vendi ka nevojë që të verifikojë mazhorancën, nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore.

Dorëheqja e Xhafës dhe Tahirit, nuk e shpëtojnë Edi Ramën. Përballë këtij skandali, PDIU mbështet çdo veprim të opozitës së bashkuar për të krijuar klimën e favorshme dhe siguritë e domosdoshme për ndryshimin e pushtetit politik të sotëm që është bazuar dhe ka perfeksionuar blerjen dhe manipulimin e votës, një sistem që ka ngritur Rilindja e Edi Ramës në bashkëpunim me bandat elektorale të vendit”, tha Mesila Doda.

Login to post comments