Nga Sali berisha
Fjala e mbajtur me 25 tetor ne Forumin Nderkombetar Crans Montana, Geneve
I nderuar zoti President, te nderuar te pranishëm, ne sot diskutojme ne kete panel çeshtje te sigurise globale ne 100 vjetorin e Luftes se Pare Boterore, njeres prej luftrave me te pergjakshme ne historine e njerezimit. Debati yne zhvillohet 100 vite larg asaj kohe dhe natyrisht mesimet e saj duhet ti sherbejne te ardhmes. Mendoj se nje nga mesimet e saj qe duhet mbajtur mend eshte e verteta se ajo lufte nisi ne Ballkan dhe u parapri nga luftra ballkanike, te cilat nga ky gadishull u perhapen ne Europe dhe ne bote. Duhet thene ketu se Ballkani, perveç luftrave te fillim shekullit qe shkoi, njohu dhe luftrat e fund shekullit te kaluar.
Sot, 100 vite pas Luftes se Pare Boterore dhe rreth dy dekada pas luftrave me te fundit ballkanike, po ta veshtrojme me vemendje gadishullin tone do konstatojme se aty bashkjetojne dy ballkane.
Ballkani i paqes, bashkepunimit, qe ka bere dhe ben perpjekje te medha dhe te suksesshme per vendosjen e standarteve demokratike, integrimin ne NATO dhe ne BE. Sot keto jane deshirat dhe idealet e popujve te gadishullit, te cilet jane te etur te ecin drejt nje te ardhme europiane. Por krahas ketij ballkani ne gadishull ekziston,gjallon edhe
Ballkani i fantazmave te shtetomadhise, ne radhe te pare i serbomadhise dhe tani se fundi dhe i Megali Idea-s.
Zoti President,
zonja dhe zoterinj,
Luftrat ballkanike te fillim dhe fund shekullit qe shkoi qe te gjitha filluan per çeshje kufijsh dhe ne teresi per Serbine e Madhe por edhe per greko apo bullgaro-madhine.
Ne kete kontekst jane tejet shqetesuese zhvillimet e muajve te fundit ne rajon, ne te cilat si çeshtje kryesore ka dale ndryshimi i kufijve, ndarja dhe shkembimi i territoreve. Çeshtja e ndryshimit te kufijve midis Kosoves dhe Serbise eshte shnderruar ne teme kryesore te debatit dhe dominon mbi çdo teme tjeter, çka mendoj se perben kercenim serioz per paqen pasi eshte ajo eshte kryekeput ne funksion te serbomadhise.
Ketu, zoti Vujanoviç tha se per dialogun ai i beson plotesisht zoterinjve Vuçiç dhe Thaçi. Me gjithe respektin qe une kam per zotin Vujanoviç me duhet te pohoj se une nuk i besoj absolutisht as njerit dhe as tjetrit dhe kjo sepse ata qe te dy jane vetem nje.
Po pse nuk i besoj une zotit Vuçiç?! Une nuk paragjykoj njeri por nuk mund ti besoj sepse ai eshte i fiksuar dhe po punon pa nderprere per Serbine e Madhe.
Zonja dhe zoterinj
lidhur me sa me siper une po ju rikujtoj ketu vetem deklaratat e zotit Vuçiç ne viziten e tij te fundit ne Kosove. Ne kete vizite presidenti i Serbise nuk vizitoi vende te trashegimise fetare serbe ne Kosove por ai vizitoi vetem veriun e kesaj republike dhe konkretisht liqenin e Gazivodes, Liposaviqin, Mitrovicen e Veriut ekzakt territoret e republikes se Kosoves qe ai rivendikon se duhet ti bashkohen Serbise. Pervec simbolikes se vendeve qe vizitoi presidenti i Serbise, le te shohim cilat ishin mesazhet qe ai dha per serbet dhe per boten gjate kesaj vizite ne veriun e Republikes se Kosoves.
Ne kete vizite dy ishin mesazhet e tij kryesore.
Se pari, ai ne menyre te perseritur nga Mitrovica e Veriut deklaroi haptas per serbet dhe boten se: Serbia do te behet me e madhe!
Se dyti, ai ne viziten e tij deklaroi publikisht se Sllobodan Millosheviç, kasapi i shqiptareve te Kosoves dhe boshnjakeve dhe popujve te tjere te Ballkanit ishte nje lider i madh, nje udheheqes i mire por ai beri disa gabime. Me keto deklarata zoti Vuçiç vetem sa nuk tha haptas se Sllobodani madh mire ua beri viktimave te tij.
Une gjithashtu nuk mund ti besoj z. Vuçiç sepse ai nuk po ben asgje tjeter veçse po paraqet dhe mbron projektin e dikurshem te Sllobodan Miloisheviçit, te paraqitur me dhjetra here gjate sundimit te tij dhe me vone, per ndarjen e Kosoves, aneksimin e territorve te veriut te saj per te vazhduar me pas me republiken serbe te Bosnjes.
Se fundi, dua te shtoj se ne morine e pafundme te dokumentave dhe akteve nderkombetare mbi te cilat qendrojne republika e Kosoves por edhe ajo e Serbise, nuk ekziston as dhe nje i vetem qe te njohe se midis ketyre dy vendeve ka çeshtje territoriale qe duhen zgjidhur. Nuk ekziston asnje dokument nderkombetar qe te pohoje se Kosova ka ne territorin e saj qofte dhe nje meter katror te territorit te Serbise.
Çeshtja e territorve midis Serbise dhe Kosoves ekziston vetem ne projektin e Serbise se madhe.
Se fundmi, theksoj se kete ide te shkembimit te territoreve, korrigjimit te kufijve, perveç argateve te Beogradit ne Prishtine, qe tundin tani se fundmi flamurin e Serbise se madhe, e kundrshtojne pa perjashtim dhe ne menyre kategorike te gjitha forcat politike ne pushtet dhe ne opozite te Kosoves, qeveria, parlamenti i saj.
Ja sepse ata te dy per mua, pra Vuçiçi dhe argati i tij, jane nje dhe vetem nje. I pari po perdor te dytin per te paraqitur si te vetin projektin e Millosheviçit te Serbise se Madhe, dhe une nuk mund kurrsesi ti besoj asnjerit prej atyre.
Zoti President,
zonja dhe zoterinj,
Po ne kuadrin e Ballkanit te shtetomadhise vetem javen e kaluar ish ministri i jashtem i Greqise deklaroi para grekeve dhe mbare botes se ai po largohej i lumtur pasi kishte lene ne tavolinen e presidentit te republikes helenike tre dekrete per firme, me te cilat territori i atdheut te tij, Greqise, zmadhohej edhe me mbi 40 mije km katror. Ky nacionalist i semure, te gjithe kete sukses luftenxites te Megali Idea-s e bazoi ne nje marreveshje deti antikushtetuese per Shqiperine, qe arriti me qeverine vasale dhe apatride aktuale te Tiranes me te cilen Shqiperise i grabiteshin mijra kilometra katror det dhe triliona meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri te saj kombetare nendetare. Pas kesaj deklarate, me shpejtesi marramendese gjendja po pershkallzohej drejt nje konflikti te gjere ne Ballkanin e shtetomadhise, ne rastin konkret te Megali Idese, por fatmiresisht kryeministri Cipras mençurisht terhoqi menjehere marreveshjet luftenxitese qe i la trashegim ish ministri i tij i jashtem nacionalisti i semure Kotzias.
Zonja dhe zoterinj,
duke ju falenderuar per vemendjen tuaj, dua t’ju siguroj se me kete ekspoze nuk kam ndermend te them se ne Ballkan po shkohet drejt nje lufte te re ne 100 vjetorin e Luftes se Pare Boterore. Une kete nuk e besoj, por vetem desha te theksoj se ne interesin me te mire te sigurise, paqes dhe stabilitetit nuk duhen nxjerre jashte vemendjes demonet e shtetomadhise qe gjallojne ende ne rajonin tone. Faleminderit!”