E gjithë qeveria është në shërbim të partisë tashmë, po tani?

Diel, 28 October 2018 12:00

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se ;argimi i Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme dhe emërimi i Sandër Lleshit, do ta vërë qeverinë të gjithë në shërbim të partisë.

Në një postim në Facebook Manjani paralajmëron ndryshime në qeveri.

Postimi i plotë

Po tani?!..

Pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, ndoshta më i sikletshmi për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.

Partia Socialiste në fakt ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën. Ky i fundit goditi jo pak elementë elektoralë të saj.

Goditjet kanë kosto, të cilat tashmë do ti marrë mbi supe Xhafaj... Ai do jetë “fajtori” për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë.

Lojë e njohur kjo.

Ndërkohë qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor. Dmth ndahet ndonje superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.

Gjithçka bëhet për të qetësuar dhe mbledhur partinë...

Me këtë retush politik Rama harron skandalet dhe futet në fushatë.

Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në parlament që të bëjë fasadën!

Kjo është çeshtja!!!

Login to post comments