Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka bërë një krahasim midis standardit më të lartë në politikë atë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe standardit banal siç e quan ai të Kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Vasili shkruan se Merkel me veprimin që bëri, pra dorëheqjen nga CDU mos rikandidimi si Kancelare pas 13 viteve plot kontribute për vendin e saj vendosi standardin më të lartë në politikën botërore.
Ndërsa nga ana tjetër për Vasilin, Rama përfaqëson standardin më banal duke vjedhur e shkatërruar vendin.
Postimi i plotë:
Standarti Merkel dhe standarti banal Edi Rama.
Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.
Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.
Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.
Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret.
Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.