Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, dolën ditën e sotme nga selia e PD-së, për të denoncuar aferrën e re korruptive të qeverisë së Edi Ramës.
Siç kanë bërë me dije në deklaratën për mediat, mësohet se një tender prej 15 milionë eurosh i është dhënë një kompanie kroate në kushte të mistershme për monitorimin e faturimit të biznesit.
Tabaku tha se “tre ditë më parë kompania kroate u shpall fituese e një tenderi korruptiv, që ishte llogaritur për t’iu përshtatur kësaj kompania. PD po merr informacionin e nevojshëm se kush qendron pas kësaj afere. Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompania kroate në kushte tejet të mistershme është në vazhdon ë korrupsionit të qeverisë Rama. Tenderi korruptiv vendos monopolin e faturimit të biznesit. Këtë tender PD-ja e ka denoncuar më herët. “
Deputeti Endri Hasa ka paralajëmruar se ky monopol do të hedhë në kosh të gjitha kasat ekzistuese, pasi kroatët tani do të kenë teka të reja, do të kërkojnë pajisje të reja për biznesin. Realisht, kostoja e këtij tenderi do të jetë shumë herë më e madhe. Sistemi i ri do të paraqeqë një rrezik shumë më të madh, atë të konkurencës së paligjshme, pasi individë do të kenë në kohë reale të dhëna për ecurinë e biznesit.