Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mesazhi i Liderit të opozita, Lulzim Basha, ka qenë shumë i qartë.
Ai u ka kërkuar deputetëve të bëhen gati pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më ë shpejtë. Ai ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.
“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sevc e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë Basha.