Kryetarja e Komisionit të Arsimit, njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të këtij rasti si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit të dhunës ndaj këtij fëëmije 4 vjeç.
Postimi i plotë:
Tronditëse historia e vogëlushit të dhunuar në kopshtet që menaxhohen nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
As policia, as prokuroria nuk po reagojnë...
Pse sa herë flitet për përgjegjësitë direkte të Kryetarit të bashkisë Tiranë keto institucione nuk reagojnë??
Apo sepse Kryetari u jep qindra milionë euro pronë publike familjarëve të prokurorëve për të mbyllur hetimet, për dhunimin apo shfrytëzimin për vdekje të fëmijëve, siç bëri me rastin e Ardit Gjoklajt.
Pse nuk ndërmerret asnjë veprim ndaj drejtoreshës së kopshtit nr 1, njëherazi drejtuese e partisë socialiste??
Prindër dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve duhet të gjithë të reagojmë.
Dhuna ndaj fëmijëve dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve është i papranueshëm.
I bëj thirrje Avokates së Popullit të nisë një hetim të thelluar për këtë ngjarje shokuese.
Më poshtë keni edhe linkun e lajmit për rrahjen e 4-vjecarit.