Rama i quajti protestuesit ‘grup zoologjik’, kryetari i PD-së së Kukësit: Je shimpaze…

Tuesday, 30 October 2018 22:06

Kryeministri Edi Rama u prit mbrëmjen e sotme me protesta të dhunshme nga qytetarët e Kukësit, situatë kjo e krijuar pas vendosjes së taksës për “Rrugën e Kombit”.

Kjo lloj pritje nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Rama, i cili i quajti ata si grup zoologjik, e menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati.

Përmes një postimi në ‘facebook’, kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, reagoi me ashpërsi ndaj këtyre komenteve të Ramës.

Postimi i plotë:

Si hajdut që është erdhi natën në Kukës, por mori me vete urrejtjen që mbolli për kuksianët. Ne jemi luanë të lirë, shimpanze në kopsht zoologjik është Rama, ofezat për Kukësin dhe kuksianët iu kthyen mbrapsht”, shkruan ai.

Kujtojmë se Rama tha: “Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në takim, për shkak të sallës ishin të detyruar të rrinin jashtë dhe të shikonin atë grupin zoologjik, që ishin mbledhur në hyrje. Kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara.

Login to post comments