Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar premtimet në 3D Ramës, kur tha se në Shishtavec do të ndërtohet resorti më i madh dhe më luksoz në Evropë për skitë.
Paloka shkruan se “resorti” I Shishtavecit për ski u bë por me patatet çfarë do të ndodhë
Postimi i plotë i Palokës
Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski...Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore . Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.
Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve e pyeti burrin qe fliste anglisht:
“Po me patatet cfare do bejme...?”