Socialistët e Tiranës në ankth, Rama zëvendësoi Demon me denoncuesin, po Gjylametin me kë?

E mërkurë, 31 October 2018 20:13

Tallja e Ramës me ish vartësit ka arritur kulmin. Një javë pasi shkarkoi zëvendës Ministrin e Arsimit Ervin Demo, pas denoncimit në media për  plagjiature, Rama ka emëruar në këtë post personin që bëri denoncimin.

Nga sot, zëvendës Ministër Arsimi do jetë Taulant Muka, i riu që për më shumë se një jave doli sa në një media në një tjetër për të bërë publik investigimin e tij.

Screenshot_2.jpg

Por ajo që po mban nën tension socialistët e sidomos ata të Tiranës, është fakti se Taulant Muka, ka denoncuar për plagjiature edhe kryetaren e PS-së së kryeqytetit dhe deputeten Blerina Gjylameti.

Anëtarët e kësaj partie janë në ankth nëse Taulant Muka do të emërohet apo jo nga Rama në pozicionin e kryetarit të partisë fillimisht dhe deputet më pas në vend të Gjylametit.

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 20:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...