Nishani pyetet për Ramës, përgjigja: Shejtan budalla!

E mërkurë, 31 October 2018 20:37

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka komentuar situatën politike që po kalon Shqipëria në këto kohë. I ftuar në studion e “Byro Politike” Nishani foli për një regjim të diktaturës që po kalon vendi nën pushtetin e  Ramës. Sipas tij ky regjim domosdoshmërish do ti ngjajë diktaturës së kaluar, por shenjat janë të një regjimi totalitar.

Ai komentoi gjithashtu edhe iniciativën e Ramës për paketën anti-shpifje, që sipas Nishanit është e pamundur që të arrihet për shkak të mungesës së votës për të ndryshuar Kodin Penal.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si e komentoni situatën politike në vend?

Nishani: Mos prisni të kemi regjimin e diktaturës, por nëse shantazhohet , apo kërcënohet secili [prej njerëzve që reagon, pa dyshim që do të kthehet në një përplasje civile. Ky është një shqetësim qytetar dhe jo deklaratë fataliste. Prandaj unë mendoj se fokusimi i politikës, edhe media për nga definicioni,  është i domosdoshëm për të patur efikasitet.

Gazetarja: Si e shihni paketën anti-shpifje të Ramës?

Nishani: Shejtan budalla. E di pse? Së pari njëherë është një logo për tu fokusuar te një gur që hidhet në lumë sepse nuk ka asnjë mundësi të hidhet në praktikë. E qarët është se nuk i realizon dot ndryshimet ligjore. Njerëzit dënohen vetëm sipas Kodit Penal. E shejtanit është që ai e hedh këtë për të frikësuar të vërtetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...