Publikmi nga kreu i qeverisë i një projekti për aeroportin e Kukësit të kopjuar diku tjeter ka sjellë reagime të shumta.
Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook duke e quajtur kreun e qeverisë një mashtrues ordiner.
Ja postimi i plotë i Palokës në facebook:
Mashtrues ordiner! Përveç aeroportit, dje kishte nxjerrë atë burrin që fliste anglisht dhe për një orë ju paraqiti banorëve në Shishtavec pamje të resorteve të Zvicrës me mbishkrimin : “Shishtaveci nesër”...gjoja sikur ato ishin projektet e përgatitura për tu ndërtuar atje.