Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e sheh si diçka absurde dhënien me koncesion dhe kalimin me pagesë të autostradës Tiranë-Durrës.
Sipas tij, kjo rrugë u nevojitet qytetarëve, studentëve, të sëmurëve e punojnësve disa herë në ditë dhe do të ishte e kushtueshme për t’u paguar.
“Njësoj si të paguash për të kaluar te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, shkruan Shehu në Facebook.
Statusi i plotë
E pa imagjinueshme, ndersa Tirana e Durresi po bashkohen per tu bere nje Metropol, Autostrada lidhese do te ipet me koncesion dhe kalimi do te behet me pagese!!!!
Qytetareve, studenteve, nxenesive, te semureve, punonjeseve etj etj mund tu nevojitet ta pershkruajne disa here ne dite ate.
Dhe per kete duhet te paguajne.
Kjo tashme eshte e njellojte me vendosjen e nje pagese te tille per te pershkruar Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Nderkaq Rruga e Ndroqit po shkaterrohet krejtesisht,dhe pa asnje riparim; sic duket per te detyruar njerrezit te udhetojne vetem ne autostrade,gje e cila do shtoje fitimet per…..ata qe dihen!