Edi Rama deklaronte në fushatën disa mujore të bindjes së popullit për të paguar taksën e Rrugës së Kombit se tarifa do të ndikojë edhe në uljen e aksidenteve rrugore në këtë segment. Pra, sipas Ramës, shqiptarët do të paguanin 10 euro që një pjesë e tyre do të shkonin për të rregulluar mangësitë në Rrugën e Kombit dhe në këtë mënyrë edhe aksidentet do të uleshin.
“Për sa kohë që qeveria nuk do të kuptojë, ose do të bëjë sikur nuk kupton që numri i madh i aksidenteve nuk është i lidhur me policinë, apo me qytetarin, por është i lidhur me gjendjen fizike të rrugëve, kjo gjendje nuk mund të përmirësohet ndjeshëm” shprehej Rama përballë presionit të kuksianëve.
Por sot, 2 muaj pas fillimit të pagesës në trarët e firmës private, Rruga e kombit për fat të keq u përgjak. Personat që kanë humbur jetën janë dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla, 63 vjeç dhe Myftar Kovaçi, 52 vjeç. Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë. Sipas policisë, shtetasit e plagosur janë me iniciale N.K. F.K dhe L.D.
Si për ironi, aksidenti ndodhi 3 orë edhe pas propagandës së Kryeministrit në facebook ku e ripërsëriti idenë se nëse shqiptarët do të paguajnë taksën e rrugës do të eliminohen aksidentet.
“se këtu ishte e gjithë ajo gryka e shishes që krijoheshin aksidente, që krijoheshin situata emergjence dhe ajo që është më e rëndësishmja është që, paralelisht me përfundimin e investimeve për Rrugën e Kombit, ne të kemi tani të gjithë sistemin e sigurisë të krijuar nga pagesa e rrugës” tha Rama sot, vetëm dy orë para aksidentit tragjik.