Çfarë di Presidenti që nuk e dekretoi ministrin e ri të Brendshëm?

Saturday, 03 November 2018 18:59

Presidenti Meta ka vendosur te mos e dekretoje propozimin e kryeministrit Rama per emerimin e Sander Lleshit ne postin e ministrit te brendshem.

Zëdhënësi për shtyp i Presidencës deklaron se "Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm".

Ne 2 dekadat e fundit, qe kur u miratua kushtetuta e re nuk ka pasur asnje rast qe presidenti I republikes te refuzoje dekretimin e nje ministri, dhe vendimi Metes shenon nje precedent te ri.

Nga ana e tij vete kreu I shtetit nje dite me pare sqaroi se Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh duke argumentuar nga pikepamja kushtetuese te drejten e refuzimit te nje ministri.

Eshte ende e paqarte se cfare ndodh ne momentin qe kryetari I shtetit refuzon te dekretoje nje minister duke qene se kjo eshte hera e pare qe nje president nuk dekreton propozimin e kryeministrit per te caktuar nje minister. Por ne cdo rast qeveria ligjerisht e ka ministrin e saj te brendshem, Fatmir Xhafaj, doreheqja e te cilit nuk eshte miratuar ende nga parlamenti.

Modifikuar më Saturday, 03 November 2018 22:08
Login to post comments