"Ndalu beg, se ka hendek"

Saturday, 03 November 2018 21:17

Deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta nuk dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Murrizi shprehet se Meta nuk është noter por kryetar shteti dhe sipas tij këtë e vërtetoi ditën e sotme.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Ne 28 vite pluralizem, shume shume rralle kemi pare qe PRESIDENTI nuk punon si 

“ noter” i partise ne pushtet.

Sot presidenti Ilir Meta , vertetoi qe nuk eshte noter i orekseve te çfaredo lloi te mazhorances se radhes.

Nje leksion i ndarjes se pushteteve, pas 28 vitesh formalisht ne demokraci.

Klasa politike duhet te mesohet te kuptoje qe nuk eshte pronare e pushtetit, por ne sherbim te SHTETIT.

Asnje SHTETARE i pergjegjshem, nuk duhet te firmose qorrazi per çdo lloj vemje qe i serviloset pushtetit te radhes.

Ky akt kushtetues i Presidentit META, eshte fiks thenia popullore:

NDALU BEG, SE KA HENDEK.

Z President!

Te njeten gje duhet te besh edhe me sherbimin informativ, qe ka mbi 6 muaj pa drejtore, dhe komandohet nga nje i “komandueshem”

Shpresoj qe te njenjten gje do te bej Z Meta,edhe per K L SH.

Sepse ka kohe qe eshte shnderruar ne nje organ qe drejtohet o nga hajdute skuthe dhe bashkepuntore te sigurimit, o nga pijanece ordinere dhe llumhane te degraduar.

Login to post comments