Ish-ministri: Arsyet e mosdekretimit të Lleshit i di Rama më mirë

Saturday, 03 November 2018 21:52

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit për mosdekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta, të kandidaturës për Ministër të Brendshëm, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se arsyet se pse Sandër Lleshi nuk u dekretua i di mirë Meta, Rama por dhe aq mirë i di dhe vetë kandidati për Ministër i Brendshëm.

Ja postimi i Manjanit:

Mirmbrëma!

Në përgjigje të interesit shumë të madh të disa njerëzve përfshi edhe gazetarë, për mendimin tim në lidhje me mosdekretimin e zotit Sandër Lleshi, sqaroj se:

Arësyet e mosdekretimit i di me siguri Presidenti; duhet ti dijë mirë Kryeministri; ndoshta i di edhe vetë Sandri.

Ne të tjerët vetëm duhet të shohim lajmet.

Sa për Kushtetutën dhe ligjet, nuk kam çtë komentoj po u njohur me aktet zyrtare.

Login to post comments