Sqarimi i Manjanit: 3 nenet e Kushtetutës që ia bëjnë të pamundur Ramës shkarkimin e Presidentit

Diel, 04 November 2018 09:43

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sqaruar se a mund të shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit të propozimin të Ramës për Ministër të Brendshëm të z. Sandër Lleshi.

Duke cituar 3 nene të ndryshme të Kushtetutës, Manjani ironizon dhe thotë se në një nen thuhet se Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë vendimin e shkarkimit, duke thënë se kjo gjykatë në Shqipëri nuk ekziston.

“Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Përgjigja ime është: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur; 1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë. 2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend. 3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen. Të dielë të mbarë”, shkruan Ylli Manjani në Facebook.

Login to post comments