Në një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe disa nga fotot e bëra në takimit më të rinj dhe të reja në Qarkun e Korçës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh të rinjve në gjithë vendin.
“Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.
Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund!
Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.
Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit.
Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes.
Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë”, shkruan Basha.