Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë dalë serish në protestë sot dhe kanë bllokuar rrugën.
Me qindra banorë kanë mbushur rrugët në mbrojtje të pronës së tyre, ata thonë se shteti në bashkëpunim me privatët po i nxjerr më dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre me qëllim ndërtimin e të tjera objekteve në këtë hapësirë.
“Po bëhen prishje selektive të objekteve. Nuk na dhanë asnjë shkresë që të mund të ankohemi”, thonë banorët.
Ata shprehen se nuk do të lëvizin nga ky qëndrim pa ardhur një qeveritar për t’u sqaruar
“Në 2017 është miratuar ky projekt, tani u zgjeruar dhe u bë 5 metër rrugë e 5 metër trotuar, tani kanë vënë 32 metra nga rruga. Është pjesa e mbikalimit që është inauguar. Me 32 metra dalin 7.7 metra korsi. Për këtë projekt s’është marrë parasysh asnjë banor. Do na gënjejnë me një dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh,” tha një qytetar.