×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mosdekredimi i Sandër Lleshit/ Rama mbërrin në presidencë

Diel, 04 November 2018 12:14

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e Presidencës, për të zhvilluar një takim me kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Mësohet se takimi mes tyre vjen me kërkesë të kryeministrit, një ditë pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm. Në arsyetimin e tij,Presidenti tha se ende nuk ka krijuar bindje për kanditaturën e Lleshit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej në njoftimin e shkutër të Presidencës.

Pas dorëheqjes së Xhafës Rama njoftoi se kishte emëruar gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.

Modifikuar më Diel, 04 November 2018 13:04
Login to post comments