Përfundon takimi mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.
Takimi, që pasoi mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i brendshëm, zgjati 90 minuta.
Takimi ishte kërkuar nga vetë Kryeministri Rama.
Si nga Presidenca ashtu dhe nga Kryeministria nuk ka dalë asnjë komunikim zyrtar rreth bisedimeve 90 minutëshe Meta – Rama.