Ish-Drejtori i Shërbimit Sekret zbulon të fshehtën e Ramës me Sandër Lleshin

Diel, 04 November 2018 17:24

Ish-drejtori i Shërbimit Informacionit të Ushtrisë (SHIU), Ylli Zyla, i ftuar në studion e Fax News është shprehur se institucioni që dikur drejtonte është kthyer në një strukturë gjuetie për armiqtë e partisë.

Zyla tha se për Ramën, propozimi i Lleshaj është një lojë shahu për të zbuluar më pas personazhin e vërtetë që ka në mendje të propozojë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Zyla ndër të tjera është shprehur se brenda institucionit janë emëruar njerëz të politikës, ndërsa më të aftët janë larguar drejt periferisë. Ish-drejtori i SHIU nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa vë në dukje arrogancën e saj si arsyen kryersore të shkatërrimit të Forcave të Armatosura.

“Është kthyer në një strukturë gjuetie për armiqtë e partisë. Brenda janë emëruar njerëz të politikës, të shërbimit, më të aftët janë larguar në periferi. Shërbimi ëhstë komplet politik dhe i kapur dhe është zonja Kodhel është shembulli si me një arrogancë dhe delikuencë e ka shkatërruar komplet”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarja , Armela Ferko nëse grada “Gjeneral” e Sandër Lleshit bie ndesh me kushtetutën dhe përbën një nga arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta, Zyla e quajti të pavend.

Zyla tha se për Ramën, propozimi i Lleshaj është një lojë shahu për të zbuluar më pas personazhin e vërtetë që ka në mendje të propozojë në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Çdo ushtarak quhet pjesë e forcave ushtarake aktiv ose rezervë deri në moshën 60 vjeçare. Nuk e di nëse e mban gradën e Gjereralit Sandër Lleshit apo është vetëm këshilltar i Sigurisë së Brendshme. Ky nuk është argument, sepse nëse ushtaraku do të mbajë një detyrë tjetër jo ushtarak.

Ato që e pengojnë, e tha mirë Presidenti i vendit nuk bind. Shërbimet e sigurisë e kanë gjetur të papërshtatshëm zotin Leshin për këtë detyre. Por ata edhe mund të luajnë. Siç e tha edhe kryeministri është lojë shahu. Ka çuar një personazh që do kthehej mbrapsh, me idenë që të dërgojë personin që ka në mendje më vonë”, theksoi ai.

I pyetur për çështjen e Aleksandër Peçit, ish-komandon elitë që u detyrua të braktisë vendin, Zyla bëri fajtore Kodhelin duke theksuar se ajo këtë sjellje e ka patur me gjithë anëtarët më të mirë të Forcave të Armatosura jo vetëm me të . Zyla thekson Kodheli kur ka qenë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes nuk është marrë asnjëherë me ekselentët apo më të mirët, por me ata që kanë qenë të përfshirë në çëshje korruptive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...