“Pse nuk zgjidhet ndonjë nga problemet që ne kemi ngritur deri tani?” Kjo është kërkesa e banorëve të Delvinës, të cilët në videon e postuar më poshtë kanë kritikuar qeverisjen e deritanishme. Delvinjotet ia plasin keqqeverisjen deputetit socialist të zonës. Në videon, të cilën e ka shpërndarë ish kryeministri Sali Berisha, banorët kërkojnë llogari për sistemin e shëndetësisë, infrastrukturës etj.
“Delvinjotet denoncojne me guxim para narkodeputetit mashtrimet e turpshme te Kallam Deshtakut si mungesen e furnizimit me uje,shkaterrimin e infrastruktures dhe te sistemit te shendetesise etj etj..” shkruan ish-kryeministri Berisha ndërsa fton të shikohet video e qytetarit dixhital.