Nikoll Lesi: Akti i Metës dinjitoz dhe kurajoz

Hënë, 05 November 2018 21:41

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi, i ftuar në emisionin politik të të hënës në Top Channel, komentoi situatën politike dhe veçanërisht vendimin për mos dekretimin e Sandër Lleshit në pozicionin e Ministrit të Brendshëm. Sipas Lesit, vendimi i Metës është për tu përshëndetur dhe dinjitoz. Nikoll Lesi akuzoi Sandër Lleshin se heshti si këshilltar i kryeministrit për sigurinë për periudhën 5 vjeçare të kanabizimit të vendit.


“Vendimi i Metës është dinjitoz dhe kurajoz. Mendoj se Meta ka një eksperiencë më të madhe , në raport me presidentët e tjerë. Presidenti i Republikës nuk është vetëm honorifik, nuk është noter. Kjo eksperiencë e ndihmoi atë në një vendim kurajoz. Z. Sandër Lleshi është këshilltar i Kryeministrit në kohën e 5 viteve kur lulëzonte kanabisi. Ai si duket nuk e ka këshilluar Ramën për kanabisin.” U shpreh Lesi.

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 22:12
Login to post comments