Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon si kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Meta e dekretoi Bendon në postin e kryetarit të SHISH, 12 muaj pas emërimit të këtij të fundit.
Dekretimi i Bendos vjen në një kohë kur Meta nuk ka pranuar për të dekretuar emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama, për ministër të Brendshëm, atë të Sandër Lleshit.
Kush është Helidon Bendo?
Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.
Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.