Presidenti i Republikës, Ilir Meta është nisur për në Kalabri të Italisë, për një vizitë tek arbereshët atje, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.
Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të rajonit të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë.
Njoftimin për nisjen e vizitës së tij në itali Presidenti e ka bërë publik edhe në faqen e tij në facebook me një shënim të shkurtër.
Ja postimi i tij:
Mirëmëngjesi miq!
Drejt Kalabrisë tek Arbëreshët.