Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Rama është tërhequr për të votuar në Kuvend Sandër Lleshin si zëvendësministër.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se Rama është tërhequr si frikacak pas takimit që Ilir Meta ka pasur më ministrin e dorëhequr Fatmir Xhafaj.
Reagimi i Berishës:
Ndodhi pas mesnate!
Terhiqet me bisht nen shale Kallam Deshtaku!
Te dashur miq, Kallam Deshtaku nuk do votoje sot ne parlament, ashtu siç rrahu dy dite me rradhe gjoksin dhe paralajmeroi ne nje sfide shah - mat se do votonte ne parlament Sander Lleshin si zevendesminister-minister.
U terhoq, u palos pas nje takimi te fshehte falenderues Meta-Xhafa te zhvilluar ne rrethana te mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilisteve. Zhvillime interesante!?!? sb