Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Kryeministri që nuk vuri kujën se Shqipëria u mbyt me drogë dhe u pagëzua si Kolumbia e Europës,: vuri kujën në mes të parlamentit e qan e qan aq fort për Lleshajn.
Postimi i plotë:
Kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Lleshaj në kuvend.
Kryeministri që nuk vuri kujën se Shqipëria u mbyt me drogë dhe u pagëzua si Kolumbia e Europës,apo që është vendi i parë në Europë për emigrimin e fëmijëve,apo që u rikthye në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para, apo që krimi i organizuar dhe dhjetëra banda janë sheshit nëpër Shqipëri sot: vuri kujën në mes të parlamentit e qan e qan aq fort për Lleshajn.
Duket një qarje që shkon përtej kushtetutës,një qarje, që i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..
Mbaje veten kryeministër se le nam mos ngatërro punët e shtetit me punët e shpirtit.