Braimllari: Rama shkatërroi institucionet Kushtetuese

Tuesday, 06 November 2018 11:52

Sekretari i Përgjithshëm, njëkohësisht deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pas fjalës së tij në parlament.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Braimllari thotë se Rama është shkaktari kryesor i shkatërrimit të institucioneve në vend.

Reagimi i plotë:

Bën moral një kryeministër trafikant i cili shaktërroi çdo institucion të këtij vendi. 
Sot kryetrafikanti është i shqetësuar për Kushtetutën e vendit. Ky kryetrafikant është shkaktari kryesor i shkatërrimit të institucioneve në vend. Sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese sepse kryetrafikanti e shkatërroi me qëllim që të mos kontrollohet në paligjshmërinë e tij. Mbushi Shqipërinë me drog, varfëroi vendin në ekstrem, largoi të rinjtë dhe e dorzoi vendin në dorën e trafikantëve.

Login to post comments