Kryetari i Partisë Demokratike, ka marrë pjesë sot në Asamblenë politike të PPE-së, ku ka votuar për kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian.
Në garë për këtë pozicion kanë qenë Weber dhe Stubb. Përmes një postimi në ‘facebook’, Basha shkruan se 4 votat e PD-së kanë shkuar për Manfred Weber i cili është propozuar nga CDU/CSU.
Postimi i plotë:
Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për #ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU.
Në asamble bashkë me Bashën ka qenë dhe Gerti Bogdani dhe Albana Vokshi.