Ndoka: Jemi aq rëndë sa edhe Nexhmijes i duket qeveria e Ramës, fashiste!

E mërkurë, 07 November 2018 19:30

Në një reagim pas deklaratës mediatike të gruas së diktatorit Enver Hoxha, Nard Ndoka nuk ka lënë pas ironinë me qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Ndoka shkruan se qeverisjen e ka sharë edhe vetë Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit që ngriti sistemin komunist, prej të cili janë edhe pasardhësit që drejtojnë sot Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Sa rëndë është situata politike!

Edhe Nexhmijes i duket qeveria e Ramës, fashiste!

Kur mendon, se standardin e krahasimit e ka me qeverinë e Enverit!

Login to post comments