Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha ka surprizuar ndjekësit e Facebook në një lidhje Live nga Helsinki ku po merr pjesë në debatin midis kandidatëve të PPE, për postin e Presidentit të Komisionit Europian.
Basha dha lajmin se PPE mbështet vizionin e demokratëve dhe opozitës shqiptare për luftën kundër krimit, korrupsionit, dekriminalizimit , lirisë së medias apo zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
“Sapo përfundoi debate midis, kandidatëve për Komisionin Europian.
PPE përshëndesin fuqimisht vizionin tonë për Shqipërnë në Europë, kauzat tona, për luftën Kundër korrupsionit, luftën kundër krimit, lirinë e medias, zgjedhjet e lira, dekriminalizimi.
Këto jnaë vlerat që qendrojnë, tani pas debatiti midis kandidatëve do të takohemi me disa nga liderët e PPE, Kancelaren Merkel, Jozeph Daul dhe të gjithë liderët e tjerë Evropianë të partive simotra Evropiane.” tha Basha.